Pas pesë vitesh nga nisja e reformës në drejtësi Gjykata e Lartë bëhet funksionale.

 

Presidenti Ilir Meta pranoi propozimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe emëroi si anëtar të ri të gjykatës gjyqtarin Sokol Ngresi. Me emërimin e tij Gjykata e Lartë nga 12 bëhet me 13 anëtarë; duke plotësuar kështu kuorumin e nevojshëm me 2 të 3 e anëtarëve.

 

Gjykata e Lartë tashmë do të ketë mundësi që të mblidhet dhe të marrë vendime në Kolegjet e Bashkuara për çështje të ndryshme.

 

Në total, Gjykata e Lartë duhet të ketë 19 anëtarë, por për shkak të procesit të vettingut, vakancat ende nuk janë plotësuar. Për këtë arsye, presidenti Ilir Meta u ka bërë edhe njëherë thirrje të gjithë institucioneve qeverisëse të sistemit të drejtësisë që plotësojnë të gjithë këto vende që janë bosh.

 

Si rrjedhojë e numrit të vogël të gjyqtarëve, numri i dosjeve të pashqyrtuara ndër vite në Gjykatën e Lartë ka ardhur duke u rritur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *