Subscribe

38-vjeçari Ervis Hasankolli është arrestuar një ditë më parë nga Policia e Elbasanit me gjithë vendimin e Gjykatës së Lartë, e cila më 25 janar 2022 e kishte shpallur të pafajshëm. Gjykata e Lartë kishte pranuar rekursin e Hasankollit, duke e shpallur të pafajshëm.

 

Ndërkaq, si me vendim të Gjykatës së Tiranës dhënë me datë 29 janar të 2016, ashtu edhe me vendim të Apelit, Hasankolli është liruar nga për trafik droge dhe është lënë i lirë.

 

SAIMIR VISHAJ

AVOKAT

Më datë 12 mars, policia e Elbasanit ka ekzekutuar një urdhër të ish-Prokurorisë së Krimeve të Rënda për shtetasin Ervis Hasankolli, i cili në datën 25 janar 2022, Gjykata e Lartë e ka deklaruar të pafajshëm. Nuk e kuptoj, është absurde që një individ, i cili është deklaruar i pafajshëm nga Gjykata e Lartë, megjithëse kemi paraqitur të gjithë dokumentacionin e pafajësisë ka vendosur për ndalimin e tij, vetëm për arsye statistikore, për t’i thënë të tjerëve se është kapur një trafikant.  Për aq kohë ka një vendim të GjL ne lidhje me pafajësinë e tij dhe nga ana e avokatit mbrojtës është bërë thirrje të gjitha institucioneve se vazhdimi dhe/ ose mbajtja në burg e tij, është vepër penale për ata punonjës policie dhe ata prokurorë që po mbajnë ne burg, pa vendim ose me vendim pafajësie të gjykatës së lartë shtetasin Ervis Hasankolli. I bëj thirrje sa më parë prokurorit të rrethit Elbasan apo drejtues të SPAK që çdo minutë qëndrimi në burg i tij është në kundërshtim me ligjin.

 

Policia e Elbasanit, bën me dije se i pandehuri dhe institucionet nuk i kanë vënë në gatishmëri dokumentacionin e nevojshëm. Por ne fakt vendimi është i aksesueshëm në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.