Sot, në orën 17:00, në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, do të zhvillohet një protestë mbarëkombëtare në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët ndodhen në paraburgim në Hagë dhe po përballen me një proces të gjatë gjyqësor.
I ftuar sot në “Live në Mëngjes” në Vizion Plus, Gazmend Syla, nënkryetar i Shoqatës së Veteranëve të ‘UÇK’ tha se pritet të jetë një ndër protestat më të mëdha që nga përfundimi i luftës.
“Uroj që një ditë qeveria jonë atje dhe kjo këtu të gjejnë një formë bashkëpunimi, të nxjerrin rezoluta dhe të bëjnë një trysni ndaj faktorit ndërkombëtar. Ne nuk jemi kundër drejtësisë që ndodh atje, ne jemi kundër padrejtësisë. Kjo Gjykatë ka devijuar nga misioni i saj dhe, prandaj, frikësohem se mund të ketë një gjyq politik. Ne, si Organizatë e Veteranëve të Luftës, që kur është diskutuar themelimi i kësaj Gjykate, kemi qenë kundër dhe kemi menduar se është politike, dhe jemi të bindur që është politike. Prandaj, frikësohemi që edhe gjykimi final do të jetë politik“, u shpreh Syla.
/vizionplus.tv
View this post on Instagram





