Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka zbardhur vendimin që mori pak dite me pare për lirimin me kusht të ish-deputeti Mark Frroku i dënuar me 6 vjet burg për tre akuza, duke  deklaruar se pak më shumë se tre vitet e burgut e kishin riedukuar dhe se ai “është rehabilituar plotësisht”. Vendimi i gjykatëses Matilda Shalla vlerësoi po ashtu se Frroku plotësonte kushtet e lirimit me kusht, duke e cilësuar atë si një rast të veçantë.

 

Gjykata e Fierit vendosi të lironte Mark Frrokun më 9 maj, kur atij i mbetej pa vuajtur edhe 1 vit, 5 muaj dhe 5 ditë, nga dënimi për akuzat e “mosdeklarimit të pasurisë, pastrimit të parave dhe ndërtimit të paligjshëm” . Në llogaritjen e kohës së burgimit gjykata veç kohës së paraburgimit, ka gjetur se Frroku kishte shlyer ndër të tjera 1 muaj e 9 ditë nga dënimi me punë në burg.

 

Në vendim gjykata thotë se gjeti që Frroku ishte sjellë mirë gjatë kohës që kishte vuajtur dënimin dhe se “dënimi i vuajtur ia ka arritur qëllimit të riintegrimit të tij” dhe se “është rehabilituar plotësisht e dalja e tij në jetën e lirë nuk do t’i sillte asnjë pasojë sociale shoqërisë”.

 

Gjykata i referohet gjendjes familjare të Frrokut, bashkëshortes së sëmurë, prindërve të moshuar dhe po ashtu përmend se ai ishte ortak në një kompani, ndërsa i cilëson këto prova me të cilat përligjet lirimi i tij me kusht për arsye të veçanta. “Për sa më sipër edhe ky kusht i kërkuar shprehimisht nga neni 64 i Kodit Penal përmbushet”, shkruhet në vendimin e dhënë nga gjyqtarja Matilda Shalla.

Por prokuroria e Fierit, sic bent e ditur BIRN, mendon se vendimi nuk është i bazuar në prova prandaj edhe vendimi I gjykateses Matilda Shalla eshte ankimuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *