Gjyakata e Elbasanit ka vendosur ekstradimin e shtetasit turk Faruk Ozer, i arrestuar për mashtrimin me kriptomonedhat.

 

Në seancën e sotme nuk ishte i pranishëm as 28 vjeçari turk dhe as avokati i tij Klodian Skënderi. Ndonëse ky i fundit kërkoi më herët ndryshimin e gjyqtarit të çështjes , gjykata e Elbasanit e rrëzoi kërkesën duke dalë sot me një vendim konkret, atë të ekstradimit të bosit të kriptomonedhave drejt Turqisë. Vendimi u komunikua nga gjyqtari i çështjes Elis Dine.

 

Që prej shtatorit, kur u caktua masa “arrest me burg”, seancat gjyqësore u shtynë disa 5 herë.

 

Duket se kjo ishte një taktikë e përdorur nga mbrojtja, e cila kërkonte me ngulm që 28-vjeçari të mos ekstradohet me prentedimin se Faruk Ozerit i rrezikohet jeta në Turqi.

 

Avokati kërkonte që gjykata e Elbasanit të mos nxitohej në ekstradimin e shtetasit turk pasi sipas sistemit të drejtësisë turke, bosit të kriptomonedhave i rrezikohet më shumë se 400 vite burg.

 

Faruk Ozer u kap në 30 gusht të këtij viti në jug të Shqiperisë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrimin me kriptomonedhat ndaj disa shtetasve turk.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *