Gjykata e shkallës së parë Durrës ka vendosur që të ektradojë Hajri Seferin që cilësohet si kreu i bandës së Shijakut.

 

Kundra këtij vendimi kanë dalë i pandehuri dhe avokati i tij duke u shprehur se nuk ka arsye për ekstradim duke qenë se Seferi po hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për trafikimtë lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar Kriminal dhe Krijim i Grupit Kriminal.

 

Për këtë vendim është bërë ankimin në Gjykatën e Apelit Durrës, por që akoma nuk është shqyrtuar cështja. Nëse Apeli i Durrësit vendos pro ekstradimit atëhere topi mbetet në derën e Ministres së Drejtësisë.

 

Hajri Seferi ishte shpallur nga Italia që në vitin 2016 në kërkim ndërkombëtarë me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike dhe krijim të grupit kriminal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *