Gjykata e Apelit e Kosovës e ka vërtetuar dënimin prej nëntë muajsh burgim të shpallur nga Gjykata Themelore, për kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi.

 

Dënimin me burgim prej një viti, Gjykata e Apelit, e ka vërtetuar edhe ndaj të akuzuarit tjetër, Muharrem Rama, raporton Betimi për Drejtësi.

 

Gjykata e Apelit përmes një njoftimi për media tha se “i ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, dhe avokatëve mbrojtës në rastin e të akuzuarve A.A. dhe M.R”.

 

Ata janë shpallur fajtor nga ana e gjykatës së shkallës së parë, për veprën penale të detyrimit në tentativë.

 

Në aktakuzën ndaj tyre, sipas Betimit në Drejtësi, thuhej se “Agim Ademi dhe Muharrem Rama akuzohen se gjatë periudhës kohore 12 korrik – 12 shtator 2012, me qëllim të përfitimit material e kishin kërcënuar dhe sulmuar Dritëro Kadollin, duke e detyruar të njëjtin të bëjë veprime në dëm të pasurisë së tij”.

 

Aktakuza ndaj Ramës dhe Ademit ishte ngritur me 14 janar të vitit 2014./ REL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *