Kosova
Gjykata dënon me një muaj paraburgim deputetin Shkumbin Demalijaj

Deputeti Shkumbin Demalijaj është dënuar me një muaj paraburgim nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Reklamë
Demalijaj, deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dyshohet për veprën penale: kanosje, ndaj ish-prokurorit Elez Blakaj, i cili ka hetuar më parë çështjen e listës së veteranëve të luftës.
Policia e Kosovës, me vendim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, e ka ndaluar deputetin Demalijaj të enjten dhe e ka dërguar në mbajtje për 48 orë.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




