Subscribe

Agim Kajmaku i zgjedhur më 30 qershor i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Prokurorisë për të dhënë shenjat e gishtave.

 

Kreu i bashkisë së Vorës mësohet se është paraqitur në laboratorin shkencor të policisë, në kuadër të hetimeve që Prokuroria ka nisur për të për falsifikimi të formularit te dekriminalizimit.

 

Tashmë organi i akuzës pritet të nisë drejt Greqisë edhe letërporositë ku do të kërkojë informacione nëse Agim Kajmaku ka dosje penale në këtë shtet.

 

Gjurmët daktiloskopike do të krahasohen me ato të personave që janë arrestuar apo hetuar vendin fqinj.

 

Sipas dokumentave të bërë publik nga partia demokratike Kajmaku është arrestuar në vitin 2003 për përdorimin e parave false dhe shpërndarjen e tyre.

Krahasimi i shenjave të gishtave është vendimtar pasi përpara 16 vitesh kryetari i Bashkisë së Vorës sipas dokumentave te PD dhe siç e ka pranuar edhe vete në atë kohë ka mbajtur identitetin Jorgo Toto.

 

Por në formularin e dekriminalizimit pyetjeve nëse ka qenë i dënuar, arrestuar apo është vendosur ndonjë masë sigurie në një vend të huaj ai i Kajmaku i është përgjigjur negativisht.

 

Sipas PD që prej vitit 2003 Kajmaku nuk ka shkelur në Greqi ndërsa ai është i dyti zyrtar i zgjedhur më 30 qershor i marrë në hetim nga prokuroria pas Valdrin Pjetrit i cili rezultoi i arrestuar në Itali për shpërndarje droge dhe dha dorëheqjen nga posti si kryebashkiak i Shkodrës.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *