Subscribe

Ndryshon gjurma e Unazës se Vogël te Tiranës ne pjesën juglindore te saj. Ndryshe nga projektet e mëparshme dhe detyruar nga rrënojat e kalasë se zbuluar pranë Akademisë se Shkencave, segmenti dikur i planifikuar si pjese te Unazës se Vogël, do te mbetet zone pedonale. Ne projektin qe po zbatohet ne terren, qarkullimi përreth qendrës se kryeqytetit do te përfshije edhe nje pjese te unazës ekzistuese, behet fjale per segmentin nga Ura e Lanes ne hyrje te bllokut, deri tek rruga e Elbasanit e me pas vijon majtas. Numri dy i bashkisë Arbjan Mazniku ne emisionin 7pa5 ne Vizion Plus ka sqaruar gjurmën e Unazës se Vogël, e cila ka nisur nga puna. Ne terren puna ka nisur nga zona qe do te preket nga ndërhyrjet dhe shembjet. Behet fjale per godinën e kompanisë INSIG pranë 9-katesheve dhe disa shtëpive private pas hotel Tiranës. Pas shpronësimit te tyre dhe zhvendosjes se nënstacionit elektrik ne po ketë zone, do te vijoje puna per te ndërtuar Unazën e Vogël. Nënkryetari Mazniku deklaroi se ky projekt i paparin kthimit te qendrës ne zone pedale. Por me ndryshimin e gjurmës se Unazës edhe hapësira pedonale do te jete me e madhe, nga hotel Dajti deri tek pas Muzeut Historik. Unaza e Vogël pritet te përfundoje pas 8 muajsh. Ajo do te jete me nje sens lëvizje dhe me hapësirën e duhur per lëvizjen e mjeteve, kalimtaret dhe biçikletat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *