Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, është shprehur se pavarsisht presionit në teren dhe rritjen e kontrolleve policore dhe inspektuese, Beogradi po gjen mënyrë për të siguruar furnizim të qëndrueshëm të popullatës serbe në Kosovë, veçanërisht në veri.

 

Në një intervistër për një gazetë serbe Gjuriç ika thënë se qëllimi i Prishtinës gjatë muajve të fundit ka qenë përmes frikësimit dhe sanksioneve të thyejë dhe topitë vullnetin e serbëve në veri të Kosovës.

 

“Veriu është objektiv obsesiv për Prishtinën, një therë e madhe në sy. Por unë jam i bindur se nuk do të kenë sukses t’i nënshtrojnë serbët, sepse ata kanë këmbëngulje, dhe kanë mbështetjen e padiskutueshme të Beogradit, shtetit të Serbisë dhe të gjithë popullit serb”.

 

Ndërkohë në lidhje me faktin se si Beogradi po ndihmon serbët pavarësisht bllokadës tregtare, Gjuriç nuk ka dashur të japë shpjegime të hollësishme se si po ia dalin mbanë, të cilat, sipas tij,  do të shërbenin si justifikim për presione të reja, por është e rëndësishme se ka bukë, qumësht, mish, miell, vaj.

 

Gjithashtu ai deklaroi se Serbia nuk do të lejojë vrasje dhe dëbimin e serbëve në Kosovë dhe Metohi, nuk do të ketë ‘Stuhi” të reja dhe përndjekje të si ajo e marsit të viti 2004.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *