Përzgjedhja që kryeministri Edi Rama i ka bërë fotos së mbledhjes së përbashkët të qeverisë Kosovë-Shqipëri, si më të mirën e vitit, është cilësuar si një provokim nga ana e Beogradit zyrtar. Duke folur për Tanjug, Marko Gjuriç, drejtori i zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, ka thënë se ajo foto duhet të mbetet vetëm një ëndërr në mënyrë që të mos bëhet makth i rajonit për ndryshimin e kufijve. Sipas tij, rihapja e kësaj teme nuk sjell gjë tjetër veç destabilitetit të Ballkanit. Më 1 janar kryeministri shqiptar Edi Rama postoi në faqen e tij në facebook foton e mbledhjes së dy qeverive, duke e përzgjedhur atë si më të mirën e vitit 2015.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *