Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, ka komentuar aksionit të njësive speciale të policisë së Kosovës Rosu në veri të Mitrovicës, për të kapur personat që dyshohet se kanë lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviçit.

 

Gjatë një interviste dhënë televizionit serb Pink, Gjuriç, ka thënë se gjitha filloi rreth orës 5:45 kur policët e Kosovës të armatosur “deri në dhëmbë” dhe me helmeta u nisën për në veri.

 

Sipas tij “shënjestra kryesore” ishte komandanti i policisë në veri, Zeljko Bojic, pasi njësitet e “ROSU” u futën në banesën e tij dhe arrestuan të birin Vasilin.

 

“Njësitet e Rosu janë futur në banesën e tij duke ia arrestuar të birin Vasili Bojiq të cilin e dërguan në drejtim të panjohur. Gjithashtu është arrestuar një pjesëtar tjetër i policisë Rade Bashar, që ka punuar në raste shumë të rëndësishme”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *