Subscribe

Ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Xhemal Gjunkshi, thotë se e njeh shumë mirë Kapitenin e Rangut të Parë Artur Meçollarin. Një ushtarak të përgatitur, por që në dosjen e tij në vitin 2012, u zbuluan dokumente që e komprometonin atë.

 

“Ka qenë një ushtarak i përgatitur, për të cilin SHBA, si dhe për shumë ushtarakë të tjerë kanë bërë një investim ndoshta të veçantë, po do të thoja që ai, gjatë përballjes për t’u graduar në gradën e Gjeneralit e për të avancuar në detyrë, në dosjen e tij personale, u gjendën dokumente të cilat e komprometonin dhe nuk mundej që ai të avanconte më përpara.”

 

Për këtë situatë, ish-Shefi i Shtabit thotë se ka pasur dijeni edhe Komandanti aktual i Forcave Detare, pasi vetë ai ka qenë personi i cili ka dërguar materialin me element të dyshimte për Mucollarin.

 

 “Ndërsa për largimin e tij nga FA sigurisht, është një informacion që nuk ka kaluar nëpërmjet meje. Është një informacion që ka arritur nëpërmjet drejtorit të shërbimit informativ, pra agjencisë së inteligjencës dhe ministrit të Mbrojtjes. Është larguar për shkelje të statusit të ushtarakut, për të cilin edhe ai vetë si individ nuk ka pasur dhe nuk ka bërë tek unë si ish-Shef Shtabi për kohën, sepse edhe koha ka kaluar dhe nuk mund të flas për tepër.”

 

Në këto kushte, Xhemal Gjunkshi, sot deputet i Partisë Demokratike, thotë se ushtaraku Artur Meçollari, nuk duhet të jetë pjesë e grupit negociator me Greqinë për marrëveshjen mbi përcaktimin e kufirit detar.

 

“Përderisa kemi të bëjmë me një individ i cili ka qenë me probleme dhe me ardhjen në pushtet të PS-së ai përsëri u morr në detyrë, sigurisht që kjo nuk është çështje që për mua është i prerë jo. Për këta që janë në pushtet dhe kërkojnë që ta mbajnë dhe e kanë mbajtur e po e mbajnë, le të vazhdojnë ta mbajnë.”

 

Akuzat në adresë të Artur Meçollarii si agjent i shërbimeve të huaja u bënë nga ish-kryeministri Berisha, pak orë pas publikimit të emrave të ekipit që do të negociojnë me Greqinë. Por ministria e mbrojtjes beri tw ditur se Mucollari dispononte certifikate të larte sigurie nga NATO.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *