Pak ditë pasi publikoi planin e lehtësimit të masave dhe kthimin në normalitet, Franca ka raportuar sot tkurrjen më të thellë ekonomike që nga Lufta e Dytë Botërore për 3 mujorin e parë.

Prodhimi i brendshëm bruto ra me 5.8%, dhe krahasuar me fundvitin e 2019, mediat raportojnë se ekonomia është në recesion.

Që nga 17 Marsi, 67 milion njerëz në Francë janë urdhëruar të qëndrojnë në shtëpi, konsumatorët po shpenzojnë më pak, po ashtu edhe investimet në biznese kanë rënë me 11.4%.

Por edhe pse qeveria publikoi planin e rihapjes në 11 maj, shumë biznese ndodhen në prag falimenti duke shkaktuar dhe rritje të nivelit të papunësisë.

Edhe Spanja ka shënuar rënien më të madhe  në një shekull të GDP-së me 5.2%. Shumë pronarë biznesesh të vogla të cilët janë në prag të rihapjes, janë skeptikë dhe të pasigurtë nëse do të mudn t’i rikthehen normalitetit, pasi  njerëzit kanë ulur shpenzimet.

I njejti fenomen ka prekur të gjitha shtetet e goditura nga Coronavirusi, qeveritë e të cilëve njoftuan pezullimin e aktiviteteve, përvvec Suedisë, e cila ka marrë shumë pak masa krahasuar me vendet e tjera.

Më të prekurit janë të punësuarit në tregun informal, të cilët funksionojnw pa kontrata pune, e sipas statistikave janë rreth 1,6 miliardë njerëz në këtë grup.

Organizata Ndërkombëtare e Punës raporton se të ardhurat e të punësuarve në të gjithë botën kanë rënë mesatarisht me 60 përqind. Kriza e koronavirusit ndërkohë ka bërë vetëm një të mirë, ka përmirësuar cilësinë e ajrit, sidomos në Kine e Europë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *