Një studim tregon se gjumi për 8 orë rregullisht nuk është me të vërtetë një luks, por më shumë një pjesë thelbësore e një rutine të shëndetshme. Mungesa e orarit të gjumit mund të ndikojë seriozisht në shëndetin tuaj mendor, emocional dhe fizik. Le të shohim se çfarë ndodh nëse filloni t’i jepni përparësi gjumit.

 

Nëse nuk keni gjumë të mjaftueshëm, ai do të ketë efekt në përqëndrimin tuaj në punë ose shkollë. Shkencëtarët zbuluan se ne përpunojmë informacione të reja ndërsa flejmë. Me fjalë të tjera, mendja dhe trupi juaj janë më të mirë në mëngjes pasi të keni bërë një pushim të duhur, sesa  përpara se të flini. Dhe kjo vlen për çdo aftësi të re, nga studimi universitar deri tek luajtja e një sporti të ri.

 

Kur pushoni sa duhet, rregullisht, përqendrimi dhe aftësitë juaja për zgjidhjen e problemeve funksionon në nivelet optimale. Mund të mendoni më qartë dhe të merrni vendime më shpejt.

 

Ky studim ka treguar se ndërsa jemi duke fjetur, ne gjenerojmë një hormon të quajtur leptin, që i thotë trupit tonë se ne jemi të plotë dhe se nuk kemi nevojë për më shumë ushqim. Kur nuk pushojmë sa duhet, ai del jashtë ekuilibrit dhe fillojnë të rriten dëshirat për ushqim.

 

Shkencëtarët zbuluan se fjetja e mjaftueshme jo vetëm që do të zvogëlojë nivelin tonë të stresit, por gjithashtu do të parandalojë rrezikun e marrjes së presionit të lartë të gjakut dhe kolesterolit të lartë. Mungesa e gjumit gjithashtu mund të çojë në të gjitha llojet e çështjeve që lidhen me zemrën./Living

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *