A keni vënë re ndonjëherë se mungesa e gjumit shkon krah për krah me zgjedhjet e gabuara, e me këto të fundit e kemi fjalën për ushqimet. Të qëndruarit gjatë gjithë natës zgjuar për të studiuar apo për të përgatitur një prezantim do të bëjë që në mëngjes të kërkoni dopiopetull me çokollatë, një kafe të madhe me sheqer e gjatë ditës të vazhdoni me ushqime të shpejta aspak të shendetshme. Dhe kjo nuk është rastësi. Ka disa arsye pse njerëzit e lodhur priren të hanë më shumë dhe të fitojnë kilogramë shtesë brenda një kohe të shkurtër.

 

Mungesa e gjumit rrit dëshirën për karbohidrate
Kur ndiheni të lodhur, dëshira për karbohidrate rritet, pasi këto janë burimi i energjisë për organizmin e njeriut. Këto ushqime mund t’ju japin një shpërthim energjie, por do të zgjasë vetëm 30-45 minuta.

 

Privimi i gjumit gjithashtu mund të rrisë nivelet e stresit, duke ju bërë të konsumoni ushqime të pashëndetshme. Kur jeni të stresuar, trupi juaj përpiqet të prodhojë serotonin për t’ju qetësuar. Mënyra më e lehtë për ta bërë këtë është duke ngrënë ushqime me yndyrë të lartë që prodhojnë një reagim neurokemik.

 

Mungesa e gjumit mund të çojë në shtimin e peshës edhe nëse jeni duke ndjekur një dietë të shëndetshme. Kur ju nuk flini sa duhet, trupi juaj e ka të vështirë të balancojë hormonet, veçanërisht ghrelin dhe leptin. Ghrelin stimulon oreksin tuaj dhe leptina e frenon atë. Kur këto hormone janë të çekuilibruara, metabolizmi juaj do të ngadalësohet dhe oreksi juaj do të rritet. Një studim tregoi se njerëzit që ishin të privuar nga gjumi hanin mesatarisht 300 kalori më shumë në ditë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *