Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
09 July 2026
Vizion fokus

Pakistani: SHBA dhe Irani përmbahen nga veprimet që cënojnë...

Dita e 39-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në...

Vance: Nëse Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit, ushtria amerikane...

Ministri i Jashtëm i Iranit: Nuk i përgjigjemi vulgaritetit...

Begaj nis vizitën në Luginën e Preshevës: Do të...

Trump: S’ka rifillim të luftës me Iranin, por nëse...

Presidencialet në Francë, Le Pen nis fushatën

Dita e 39-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve

Deklarata e fortë e Trump: Irani më ka në...

Zvërneci “shkon” në Strasburg, Balla: Respektojmë kriteret e BE!...

Gjukanoviç: Mali i Zi nuk është pjesë e planit rus për rrëzimin e Qeverisë së Moldavisë

19 Shkurt 19:18

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, deklaroi se nuk ka indikacione se autoritetet shtetërore apo institucionet e Malit të Zi kanë marrë pjesë në ndonjë mënyrë në përpjekjen ruse për të sulmuar Moldavinë, transmeton agjencia e lajmeve, Beta.

 

 

Gjukanoviç tha se mund të bëhet fjalë vetëm për “individë ose organizata terroriste që e vënë veten në shërbim të interesave ruse për të destabilizuar vendet fqinje”.

 

 

“Ne e dimë se një pjesë e qytetarëve të Malit të Zi, si dhe të vendeve të tjera të rajonit, për fat të keq demonstrojnë se mbështesin agresionin rus”, tha Gjukanoviç.

 

 

Presidenti i Malit të Zi u takua me Presidenten e Moldavisë, Maja Sandu, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih.

 

 

Sandu, tha më 13 shkurt se Rusia planifikon të përdorë sabotues të huaj për të rrëzuar udhëheqjen e vendit të saj, për të ndalur anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe ta përdorin këtë në luftën kundër Ukrainës. Sipas saj, ky plan përfshin qytetarë të Rusisë, Malit të Zi, Bjellorusisë dhe Serbisë që hyjnë në Moldavi.

 

 

Në ditën kur Sandu shpalli akuzat për ekzistimin e një plani të tillë, nga Moldavia u kthyen tifozët e ekipit të futbollit Partizan nga Beogradi.

 

 

Autoritetet moldave nuk kanë njoftuar nëse vendimi për të luajtur ndeshjen pa publik dhe pretendimet e presidentes së vendit lidhur me planin për të rrëzuar udhëheqjen, janë të ndërlidhura.

 

 

Ndërsa një ditë më vonë, zyrtarët në Beograd dhe Podgoricë thanë se nuk kishin një informacion të tillë dhe i kërkuan Moldavisë sqarime shtesë në lidhje me pretendimet e saj.

 

 

Më 14 shkurt, Rusia hodhi poshtë akuzat e presidentes së Moldavisë se Moska po planifikonte të destabilizonte ish-Republikën sovjetike.

 

 

Ndryshe, gjatë vitit të kaluar, Moldavia, shtet fqinj i Ukrainës, është përballur me një sërë shqetësimesh të sigurisë, pasi copëza të raketave ruse kanë rënë në territorin moldav.

 

 

Moldavia po ashtu është përballur me reduktime të energjisë, pasi Ukraina ndaloi eksportin e energjisë për shkak të sulmeve ajrore ruse ndaj infrastrukturës së saj kritike.

Posted Under:
Bota Kryesoret Politike Rajoni
Tagged:
Gjukanovic Mali i Zi Moldavi plani rus Rusi

Nga e njëjta kategori

Pakistani: SHBA dhe Irani përmbahen nga veprimet që cënojnë paqen

më shumë...

Dita e 39-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugë

më shumë...

Vance: Nëse Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit, ushtria amerikane do t’i përgjigjet

më shumë...

Ministri i Jashtëm i Iranit: Nuk i përgjigjemi vulgaritetit me vulgaritet, por me veprim!

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:46

Ecja në natyrë forcon imunitetin dhe ul...

10:37

Përse sytë jeshilë janë kaq të rrallë?

10:06

Pakistani: SHBA dhe Irani përmbahen nga veprimet...

10:01

Arsyet përse duhet të hani një lugë...

9:45

Dita e 39-të e protestës, qytetarët nisin...

9:37

Vance: Nëse Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit,...

9:23

Pse disa njerëz pickohen më shumë nga...

8:50

Ministri i Jashtëm i Iranit: Nuk i...

8:50

Begaj nis vizitën në Luginën e Preshevës:...

8:35

Rukola, aleatja e re kundër shtimit në...

8:30

Trump: S’ka rifillim të luftës me Iranin,...

8:10

U rrëzua në mal teksa kulloste bagëtitë,...

8:07

A po plakemi më shpejt se prindërit...

7:43

Presidencialet në Francë, Le Pen nis fushatën

7:26

Dita e 39-të e protestës, nis grumbullimi...

7:13

Deklarata e fortë e Trump: Irani më...

7:10

Zvërneci “shkon” në Strasburg, Balla: Respektojmë kriteret...

6:49

Si ta zvogëloni rrezikun e goditjes nga...

6:41

“Aleatët e NATO-s duhet të çojnë në...

6:32

Zjarr në kodrën e Kuzum Babasë në...

Më të klikuarat

  • Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, j...
  • Dhuna ndaj minorenes, e planifikuar, publikohen video të tje...
  • Ministria e Arsimit publikon kalendarin, ja kur do të filloj...
  • “Momenti i krenarisë”, Rama: Kur e paimagjinueshmja bëhet e...
  • Xhaxhai e kapi duke pirë hashash, 16-vjeçari e plagos me thi...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.