E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Gjukanoviç fiton zgjedhjet presidenciale

Milo Gjukanovic, politikani me i fuqishëm i Malit te Zi prej disa dekadash, ka fituar me shumice votash zgjedhjet presidenciale. Ai arriti te siguroje 53.8 % te votave te malazezve ne zgjedhjet e se dielës. Politikani favorit i cili la postin e kryeministrit per te garuar si president, përshëndeti rezultatin duke thëne se “fitorja eshtë një  konfirmim i vendosshmërisë se vendit te tij për të vazhduar rrugën drejt anëtarësimit në BE”.

 

“Kjo është një fitore e madhe, një fitore historike! Ky rezultat është aq bindës sa kjo do të thotë një mundësi për të falënderuar njerëzit që e kanë mbështetur kandidaturën time. Vlerësoj vullnetin demokratik të qytetarëve të mi, entuziazmin, besnikërinë dhe angazhimin për mbështetjen e tyre. Kjo gjë nënkupton një rrugë për një të ardhme me të mirë, atë drejt Bashkimit Europian!”

 

Reklamë

Gjatë fjalës së tij, Gjukanoviç falënderoi dhe partnerët e koalicionit. Në garën e së dielës për zgjedhjet presidenciale konkurronin 7 kandidatë, por beteja e vërtetë ishte ajo mes ish kryeministrit Gjukanoviç, njëkohësisht dhe fitues i zgjedhjeve, dhe kandidatit të opozitës Mladen Bojaniç, i cili arriti të sigurojë 33.5% të votave. Mbështetësit e tij e quajtën fitoren e Gjukanoviç një humbje për të gjithë shoqërinë malazeze”.

 

Shqiptarët, të cilët konsiderohen të përçarë në politikën e tyre, këtë herë treguan unitet duke shprehur mbështetjen për kandidatin Gjukanovic. Votimet e 14 prillit u cilësuan si vendimtare për Malin e Zi, për rrugën drejt Bashkimit Europian, një premtim ky i fushatës së Gjukanoviç. Presidenti i Malit të Zi, ka qenë gjashtë herë kryeministër dhe një herë president i vendit.  Ai nuk ka humbur asnjë garë për pothuajse 30 vjet.

Vazhdo të lexosh

Reklamë