Partia Demokratike e Socialisteve e kryeministrit Milo Gjukanoviç, nje force properëndimore, fitoi zgjedhjet parlamentare ne Malin e Zi, por pa mundur te siguroje shumicën absolute. Ajo mori 41 perqind te votave, ose 36 deputete ne parlamentin 81 vendesh dhe i duhet nje koalicion per te qeverisur vendin. Aleanca opozitare, Fronti Demokratik, me lidhje te forta me Serbinë dhe Rusine ka fituar 18 vende. Gjukanoviç e kishte cilësuar procesin e votimit si mundesi per te zgjedhur mes perëndimit dhe shndërrimit ne nje koloni ruse. Mali i Zi ka nënshkruar marrëveshjen per anëtarësim ne NATO, ne muajin maj dhe pas fitores Gjukanoviç premtoi se vendi do te vazhdoje rrugen drejt integrimit europian.
Rezultati per partitë shqiptare ishte zhgënjyes. Te ndara ne tre koalicione 8 parti munden te sigurojnë vetem nje deputet ne parlamentin e ri, duke shënuar edhe humbjen me te thelle. Ato do te përfaqësohen nga Genc Nimanbegu nga grupimi “Shqiptaret te Vendosur”.
Dita e zgjedhjeve kaloi jo pa tensione, pasi policia arrestoi 20 persona nga Serbia dhe shpalli nje tjetër ne kërkim. Sipas drejtorit te policisë se Malit te Zi, Slavko Stojanoviç dyshohet se ata kishin per qellim qe pasi te armatoseshin me arme automatike, te sulmonin institucionet shtetërore. Prokuroret kane thene se grupi mund te kete planifikuar rrëmbimin e Gjukanoviçit mes te ndaluarve ishte edhe ish-komandanti i forcave speciale serbe, Bratislav Dikiç, aktualisht kryetar i Frontit Patriotik te Serbisë, nje organizate nacionaliste e lidhur me qarqet ekstreme ruse. Mali i Zi është i ndare mes forcave qe mbështesin dhe kundërshtojnë integrimin ne familjen europiane, por kryeministri Gjukanoviç ka mbajtur nje qëndrim te qarte properëndimor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *