E enjtja e Parlamentit është pasqyra me besnike e strategjisë se komunikimit qe përdorin partitë politike prej vitesh tashme. Per analistin Preç Zogaj, pasoja e pare e këtij agresiviteti është humbja e besimit te qytetareve tek politika, e cila artikulon akuza qe asnjëherë, nuk faktohen nga institucionet ligjzbatuese.
Preç Zogaj: Është nje politike qe forcon vetëm elektoratin e llogoreve ndërsa elektorati qe është jashtë llogoreve ndjehet i ftohte dhe i distancuar dhe mendoj ndodh per këtë arsye sepse akuzat ngelen brenda sferës politike, nuk finalizohen ne hetime te specializuara dhe ne zbardhje te te vërtetave nga organet e drejtësisë. Pra është bere tani si mode e politikes qe artikulon akuza; ato mund te jene edhe te vërteta, nganjëherë edhe janë te vërteta, por meqenëse mbesin brenda sferës politike, ato trajtohen si lufte politike si zakon politik.
Sipas Ermal Hasimjas, produkti me i freskët i kësaj retorike te ashpër është rezultati i zgjedhjeve ne Dibër.
Ermal Hasimja: Besimi mesa duket është jashtëzakonisht i ulet dhe rasti i Dibrës e tregoi kete gje sepse mesa duket, besimi tek opozita nuk vlen as sa 20 mije lekeshi apo thesi i miellit. Njerëzit nuk e bëjnë dallimin jo vetem nga aspekti i gjuhës i agresivitetit i banalitetit, por nuk e bëjnë dallimin as nga pjesa e besueshmërisë.
Sipas Zogajt pas 25 vitesh, partitë politike duhet te ndryshojnë strategjinë e komunikimit e te fokusohen tek çështjet qe iu interesojnë qytetareve.
Preç Zogaj: Eshte e vetmja mënyre per t’u rritur, strategjia e komunikimit është thelbësore sidomos per opozitën, sepse qeveria e ka vene festen mbi sy.
Agresiviteti, akuzat e fyerjet janë prej vitesh tipari dominues i strategjisë politike te partive edhe pse e kundërta iu ka sjelle me shume mbështetje e me shume votues.