Subscribe

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i doli në mbrojtje Drejtorit për Sigurinë Publike, Gjovalin Loka, pas akuzave të hedhura nga PD se është -ish-sigurims.

Duke folur nga Korça për mediat, Lleshaj tha se për Gjovalin Lokën mban ai përgjegjësi. Ministri shprehu vlerësime për punën e tij.

“Mbaj përgjegjësi për emërimin e Gjovalin Lokës si drejtor në Policinë e Shtetit. Unë e kam emëruar dhe mbaj përgjegjësi për të dhe kam vlerësimet maksimale për punën e tij. Akuzave të opozitës nuk iu përgjigjem.”

Gjovalin Loka kaloi në “sitën” e vetingut disa ditë më parë. Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit e pranoi faktin se ai kishte qenë për disa muaj në vitin 1991 pjesë e Sigurimit të Shtetit.

Por nuk e konsideroi këtë të paligjshme sepse, sipas komisionit, nuk ka bërë asnjë veprim në dëm të shtetasve.

Pas konfirmimit në detyrë, reagoi Partia Demokratike. Enkelejd Alibeaj e quajti vendimin partiak dhe tha se Loka duhet të ishte përjashtuar nga radhët e Policisë së Shtetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *