Për ish-ministren e Integrimit, Klajda Gjosha, qeveria aktuale po pengon me qëllim procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Në “Facebook”, ajo renditi katër pika që e çojnë drejt këtij përfundimi. Gjosha tha se mbyllja e Ministrisë së Integrimit, grupi negociator i përbërë nga njerëz partiakë dhe fakti që kryenegociatori është kryeministri bëhen pengesa për çeljen e negociatave.

 

“Që prej vitit 2017 duket sikur qeveria me vetëdije të plotë ka pezulluar procesin më të rëndësishëm në Shqipëri përsa i përket transformimit, demokratizimit dhe integrimit në vlera evropiane! Hapi i parë i shkatërrimit nisi me mbylljen e Ministrisë së Integrimit dhe largimin e një pjese të madhe të strukturave koordinuese. Shkrirja e disa prej Ministrive të tjera solli gjithashtu mbylljen e shumë prej drejtorive përgjegjëse për integrimin evropian. E dyta, ishte kalimi i kompetencave nga ministri, në nivel zëvendës ministri. Ndoshta shumë lexues do të pyesnin pse është kjo e rëndësishme? Kjo do të thotë se procesi i integrimit nuk është më një prioritet për qeverinë aktuale. E treta ka të bëjë me grupin negociator të Shqipërisë, i cili përbëhet nga njerëz politikë që mbajnë postet e zëvendës ministrave. E fundit, por jo për nga rëndësia, ka të bëjë me kryenegociatorin shqiptar. Edhe pse e gjithë struktura e koordinimit ndodhet pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme, kryenegociatori është i zhvendosur me zyrë në institucionin e kryeministrit.”

 

Ish-deputetja e LSI shtoi se me këtë sjellje që mban qeveria, vetëm sa do të shtohen kushtet. Sipas saj, Maqedonia e Veriut do të shkojë para qeverisë në konferencën e parë qeveritare për integrimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *