E enjte, 12 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Gjosha: Pas reformës, rriten shanset për Shqipërinë

Miratimi i ndryshimeve kushtetuese, në funksion të reformës në drejtësi, për ministren e Integrimit Klajda Gjosha, ka rritur shanset që Komisioni Euriopian të propozojë çeljen e negociatave për Shqipërinë. Për Vizion Plus, ministrja thotë se miratimi i 7 ligjeve, në mënyrë të veçantë ai për kontrollin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, konsiderohet thelbësor nga Brukseli. Reforma në sistemin e drejtësisë, ka një lidhje të drejtpërdrejtë me përmbushjen e të gjitha kritereve të përcaktuara nga BE, thotë Gjosha. Bashkimi Europian, ka qenë i angazhuar në mënyrë të veçantë në gjetjen e kompromisit politike në Shqipëri. Ishte ndërhyrja e komisionerit për Zgjerim Johanes Han, i cili i dha shtysën kryesore për konsensusin, që kulmoi me votimin unanim të ndryshimeve kushtetuese.

 

 

 

Më shumë video

Reklamë