Subscribe

Debati per reformën në drejtësi është zhvendosur ne Jalë. Të rinjtë e Lëvizjes Rinore për Integrim kanë pritur aktorë të rëndësishëm të politikës për një bisedë mbi 7 ligjet e drejtësisë. Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, e pranishme në një panel së bashku me ambasadorin e Sllovakisë në Shqipëri dhe kryetaren e komisionit te jashtëm Arta Dade, theksoi se reforma i jep një mundësi Shqipërisë që të marrë një rekomandim pozitiv nga Komisioni Evropian për çeljen e negociatave.

“Kjo është një reformë që duhet t’u japë zgjidhje dhe çështjeve të tjera, por edhe 3 prioriteteve kyçe që kanë të bëjnë pikërisht me korrupsionin, krimin e organizuar, por edhe të drejtave të njeriut, të drejtën e pronës, investimeve të huaja, të punësimit, etj. Pra, ka të bëjë dhe prek jetën e çdo qytetari shqiptar, kështu që fakti që tani ka kaluar në Kuvendin e Shqipërisë dhe që po punohet dhe për 7 ligjet që do të mbështesin atë, do t’i japë Shqipërisë shansin që Komisioni Evropian në nëntor të bëjë një rekomandim pozitiv për çeljen e negociatave”.

Gjosha vlerësoi miratimin me konsensus të reformës, teksa theksoi se dialogu politik është një kusht themelor për Shqipërinë, ndërsa  Dade u shpreh se BE ka qenë një inkurajim më shumë për vendet e Ballkanit Perëndimor ne realizimin e reformave.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *