Ish-deputetja e LSI, Klajda Gjosha ka reaguar në lidhje me fjalimin e mbajtur nga kryeministri Edi Rama këtë të hënë në Kuvend, ku nuk i kurseu sulmet në drejtim të presidentit Ilir Meta.

 

Në një postim në “Facebook”, Gjosha ka shprehur keqardhje për kryeministrin të cilin e quan ilegjitim.

 

Më tej Gjosha u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që t’i bashkohen opozitës në protestën e sotme me qëllim që në vend, sipas saj, të vendoset demokracia.

 

“Sot kam ndjerë keqardhje për Kryeministrin ilegjitim të vendit tim! Dilemë shumë e madhe duhet të jetë për të, të zgjedhë mes të qënurit diktator i egër apo një lider i shtirur në triumfin imagjinar! Një katandisje të tillë kishte kohë që nuk e përjetonte Shqipëria! Kjo një arsye më shumë për të qënë të gjithë bashkë sonte, në protestën e qytetarëve të lirë, për demokracinë, fjalën e lirë, zgjedhjet e ndershme, mundësitë e barabarta dhe Shqipërinë si gjithë Europa!”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *