E hënë, 9 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 21 minuta më parë
Video · Politikë

Gjosha: “Drejtësia”, kyç për integrimin

 

Prej 4 vitesh Klajda Gjosha është marrë drejtpërdrejt me procesin e integrimit europian të vendit. Tashmë që po mbyll mandatin si ministre, ajo thotë se shumë është bërë, por nga Brukseli kërkohet me këmbëngulje të ecet përpara me luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe reformën në drejtësi.

 

Por jo vetëm ecuria e reformave në Shqipëri, por edhe rritja e fluksit të azilkërkuesve, sipas Gjoshës, shqetësojnë vendet anëtare të BE-së.

Reklamë

 

Ministrja e Integrimit muaj më parë, ka thënë se standardet e zgjedhjeve të 25 qershorit, do të jenë kriter për procesin e integrimit europian. Sot ajo mendon se tani pas zgjedhjeve, rëndësi merr raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR.

 

Në legjislaturën e ardhshme Klajda Gjosha do të jetë në Parlament, por jo në qeveri, pasi partia e saj LSI, ka dalë në opozitë. Por ajo nuk ngurron të thotë se do të mbështesë çdo iniciativë që çon përpara integrimin europian të vendit.

 

Më shumë video

Reklamë