E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 03:40 Në vijim ora 03:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Gjonaj: Të shkarkohen 3 gjyqtarët e çështjes Dajti

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj përmes një deklarate për mediat ka kërkuar nga  institucioni i ri i Reformës në Drejtësi dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor, ndëshkimin të tre gjykatësve, që votuan pro vrasësit të 4 policëve Dritan Dajtit.

 

Ministrja shprehet se është e bindur se KLGJ-ja do të veprojë në kohë të shpejtë ndaj tre gjyqtarëve, të cilët sipas saj, kryen një akt të paprecedentë me vendimin e marrë.

 

“I kërkova KLGJ shkarkimin e gjyqtarëve, Aleks Nikolli, Petrit Aliaj dhe Skënder Damini. I kërkova KLGJ-së hetim të thelluar për çështjen. Tre gjyqtarët pranuan gjykimin e shkurtuar për Dritan Dajtin, edhe pse kërkesa ishte paraqitur jashtë afateve ligjore. Reagimi i Qeverisë nuk do të ndalet këtu”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë