Ministrja Gjonaj ka zhvilluar një analizë pune me stafin e Drejtorisë së Shërbimit të Provës në kuadër të rritjes së performancës së stafit të këtij institucioni dhe uljes së kriminalitetit.

 

Nga ky takim disa nga çështjet kryesore të adresuara nga Gjonaj kanë qenë, rritja e performancës së punonjësve të Shërbimit të Provës, marrja e masave për mbikqyrjen elektronike, ndjekja me profesionalizëm dhe pa mungesa të proceseve gjyqësore, zbatimi i masave të reja për të miturit në përputhje me Kodin e Drejtësisë për të Miturit dhe aktet nënligjore për zbatim.

 

Ministrja i ka kërkuar gjithashtu Drejtorit te Shërbimit të Provës të marrë masa të menjëhershme për evidentimin e atyre punonjësve që nuk ndjekin proceset gjyqësore ose depozitojnë raporte sipërfaqësore për të dënuarit me dënime alternative.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *