E enjte, 12 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Gjonaj: Rezoluta e KiE për pronat, përgjigje për retorikën e opozitës

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka përshëndetur vendimin e KiE, mbi rezolutën e miratuar nga Komiteti i Ministrave të Këshillit për mbylljen e procesit të mbikëqyrjes të masave të përgjithshme për grupin e punës që lidhet me kompensimin e pronave.

 

Përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social twitter, ajo shprehet se kjo rezolutë vjen si përgjigje dhe për opozitën, që veç retorikes politike s’ka dhënë asnjë zgjidhje për pronarët.

 

Reklamë

“Qeveria Shqiptare është vlerësuar pasi ka përmbushur të gjitha masat lidhur me pronat, duke ofruar mbështetje  politike, financiare e teknike që nga viti 2014 e në vazhdim. Vendimi i CoE, përgjigje dhe për opozitën, që vec retorikes politike s’ka dhënë asnjë zgjidhje për pronarët”.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë