E shtunë, 26 Shtator 2026 Film TV deri në 05:11 Në vijim ora 05:11: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Gjonaj: Ndryshimet në Kodin Penal mbrojnë jetën e qytetarëve

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj deklaroi se ndryshimet në Kodin Penal bëhen me qëllim që të mbrohet jeta e qytetarëve.

Nga foltorja e Kuvendit, Gjonaj vlerësoi masat e marra nga qeveria për të përballuar pandeminë.

“Propozimet në Kod nuk kanë në thelb ndëshkimin e qytetarëve, por mbrojtjen e jetës së qytetarëve, këto ndryshime duhet të ishin bërë më parë sin ë shumë vende të tjera. Masat e marra nga qeveria dhe Ministira e Shëndetësisë ishin të duhurat. Edhe Ministria e Drejtësië mori disa masa për lirimin e të burgosurve me rrezikshmëri të ulët, në përgjigje të përballimit të situatës. Lirimi i tyre ul popullimin në burgje.”

Këtë të enjte deputetët në Parlament pritet që të miratojnë ndërhyrjet në Kodin Penal, ku një person që thyen karantinën dhe infekton edhe persona të tjerë duke u shkaktuar vdekjen do të dënohet me 10-15 vite burg.

Vazhdo të lexosh