Subscribe

2020 duket se do të jetë një vit vendimtar ku priten raste konkrete të zyrtarëve të lartë që do të ndëshkohen për korrupsion.

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj tha se me nisjen punë të strukturës antikorrupsion nis një kapitull i ri në luftën kundër këtij fenomeni.

 

“Ngritja e SPAK-ut dhe BKH-së do të çmontojë kulturën e pandëshkueshmërisë. Viti 2020 do të jetë vendimtar për reformën në drejtësi në rezultatet që presim nga SPAK-u. Strategjia antikorrupsion ka pasur përmirësim sa i përket masave duke dhënë indikatorë dhe rezultate konkrete të matshme,” tha ministrja.

 

Por për kryetaren e këshillit të integrimit, Rudina Hajdari, korrupsioni në Shqipëri ka njohur rritje të ndjeshme, fakt ky i cili konfirmohet edhe nga raportet ndërkombëtare.

 

Pak kohë më parë një raporti i Bankës Botërore evidentonte se korrupsioni ne Shqipëri në pesë vitet e fundit është dyfishuar, duke ndikuar negativisht në klimën e të bërit biznes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *