Ministrja e Drejtesise Etilda Gjonaj deklaroi se gjatë vitit 2019 pagat e personelit policior te burgjeve u rritën me 7%.

 

Nga foltorja e Kuvendit, ku u diskutuaa për aktin normativ për buxhetin e vitit 2019, Gjonaj bëri me dije gjithashtu se institucionit që ajo drejton i janë shtuar 62 milionë e 500 mijë lekë investime.

 

“Gjatë vitit 2019 pajisëm pas 10 vitesh personelin policor të burgjeve me uniformë. 3.559 punonjës policie. Po ashtu pagat e punonjësve të Policisë së Burgjeve për vitin 2019 janë rritur me 7% ose rreth 181 milionë lekë. Dëshiroj të theksoj se kjo është rritja e parë që ju bëhet pas kaq shumë vitesh. Në sajë të rritjes së kërkesës për realizimin e investimeve prej 429 milionë të akorduara për vitin 2019 për Drejtorinë Burgjeve është bërë e mundur përmirësimi i kushteve dhe rritja e sigurisë”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *