E premte, 6 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 00:50 Në vijim ora 00:50: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Ekonomi

Gjonaj: Formule e re për kompensimin e pronave

Ministria e Drejtësisë ka nisur nga puna për gjetjen e një formule të re për kthimin dhe kompensimin pronave, pas shfuqizimit të disa neneve nga ana e Gjykatës Kushtetuese.

 

Duke raportuar ne Komisionin e Ekonomisë, lidhur me buxhetin e dikasterit që ajo drejton, ministrja Gjonaj tha se ka trashëguar një mal me borxhe, para të akumuluara ndër vite, si pasojë e mos zbatimit të vendimeve të gjykatave.

 

Reklamë

Por kjo shumë rrezikon të rritet ndjeshëm, pasi buxheti i shtetit kërcënohet edhe nga kostot e vendimeve që qeveria mund të humbasë në arbitrazh. Këtë shqetësim e ka adresuar në qeveri edhe paraardhësi i Gjonajt, ministri Petrit Vasili.

 

Një ndër çështjet kryesore që është në arbitrazh është ajo e biznesmenit Farncesko Begeti, i cili zotëronte prej vitesh licencën për ndërtimin hidrocentralit të Kalivaçit,  një vepër që nuk u ndërtua kurrë prej tij. Begeti u akuzua për pastrim parash.

Më shumë video

Reklamë