E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:35 Në vijim ora 01:35: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Gjonaj-Fleckenstein: Së shpejti ngrihet KLP dhe KLGJ

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj  është takuar me raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Europian Knut Fleckenstein, ku e ka njohur të dërguarin e PE me ecurinë e procesit për ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë, për të cilat tha se “pritet të përfundojnë shumë shpejt”.

 

Nga ana tjetër raportuesi i PE, Knut Fleckenstein vlerësoi përpjekjet që janë bërë jo vetëm në Reformën në Drejtësi por edhe në proceset e tjera si lufta kundër korrupsionit, reforma e tokës dhe sistemin penitenciar.

 

Reklamë

Ai kërkoi të vazhdohej në rrugën e nisur duke përshpejtuar proceset dhe shprehu gatishmërinë e plotë për të mbështetur zbatimin e reformave shtetformuese. Përsa i përket masave në luftën kundër korrupsionit, ministrja Gjonaj ka theksuar se mekanizmi i ngritur nga qeveria po funksionon me efikasitet të plotë.

 

Ministrja theksoi se Task Forca Antikorrupsion në bashkëpunim edhe me institucionet e tjetra ligjzbatuese ka dërguar në prokurori për ndjekje penale 35 zyrtarë të lartë, ndërkohë që janë marrë rreth 400 masa të tjera disiplinore.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë