Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Berlin, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj e ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj zhvilluan takime me deputetët e Bundestagut gjerman.

 

Dy ministrat prezantuan ecurinë e rezultatet e reformave të ndërmarra nga qeveria.

 

Ministrja Gjonaj u ndal te reforma në drejtësi si një nga me të suksesshmet. Ndërsa ministri i Brendshem Lleshaj tha se Shqipëria si kurrë më parë ka rritur bashkëpunimin me shtetet e BE-se në shume sektore dhe hapja e negociatave do të ishte një shtysë shumë e madhe për vijimin e reformave.

 

Përfaqësuesit e Bundestagut u shprehen se bashkëpunimi do të vazhdojë me tej dhe Gjermania është e gatshme që të mbështese Shqipërinë ne rrugen e integrimit në BE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *