Subscribe

Njësia Antikorrupsion do të çojë përpara drejtësisë të gjithë ata zyrtarë që do të guxojnë të kërkojnë parà qytetarëve.

Në daljen e tij të parë si ministër i drejtësisë, Ulsi Manja, ka denoncuar publikisht korrupsionin ku janë përfshirë disa zyrtarë të AKU në Fier, të cilët i kishin vendosur një gjobë prej 400 mije lekësh një qytetari pa dijeninë e tij, pasi ky i fundit nuk kishte pranuar që t’iu jepte para.

 

ULSI MANJA

MINISTER I DREJTESISE

 

Një qytetar është vendosur në presion nga disa inspektorë të AKU në Fier, por nuk ka rënë pre e presionit dhe ka lajmëruar njësinë antikorrupsion dhe sot gjobëvënësi me akses shteti por që nuk përfaqësojnë shtetin, do të përballen me drejtësinë dhe nuk do ta kenë të lehtë. Këto shushunja që fryhen me vulën e shteti dhe djersën e gjakun e qytetarëve.  SPAK të vazhdojë me pjesë e hetimit. Nga sot qytetarët kanë një zë të tyren dhe që kontrollojnë shërbimet që ata kërkojnë.

 

Manja paralajmëroi se javën e ardhshme, do të paraqesë raste të tjera të denoncuara nga qytetarët, kësaj radhe në lidhje me hipotekën dhe legalizimet.

 

Jam i bindur që në takimin e radhës të martën që vjen do jetë për hipotekën dhe legalizimet. Raste abuzive që do kenë të njëjtin fat si ky i sotmi, deri në ndëshkimin e shushunjave që struken në zyrat e shtetit që janë aty jo për t’i shërbyer qytetarit por për xhepat e tyre.

 

Sa i takon draftit për hartën e re gjyqësore, ministri Manja tha se po punohet së bashku me KLGJ, ndërkohë që së shpejti pritet edhe një konsultim publik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *