Subscribe

Autoriteti i Konkurrencës ka gjobitur koncesionarin e kolaudimit të automjeteve, kompaninë SGS Albania për pozitën dominuese në treg, në dëm të klientëve. Autoriteti ka vendosur një gjobë e cila arrin në 5.69 % të xhiros vjetore të vitit 2017, pasi ka konkuluduar se kompania ka abuzuar me kushtet e ofrimit të shërbimit për konsumatorët. Një nga shkeljet e konstatuara është edhe fakti se kompania megjithese e ka detyrim, nuk ka vënë në zbatim Qëndrat e Kontrollit Teknik të Lëvizshme, fakt ky i cili në përiudha të caktuara sjell radhë të gjata.

 

Ndërmarrja SGS, duke qenë e vetme në treg dhe pa konkurrentë potencialë të cilët mund të preknin pozitën e saj në tregun përkatës, megjithëse është në dijeni të fluksit të mjeteve që kërkojnë të kryejnë kontrollin teknik të detyrueshëm sipas ligjit, nuk ka vënë asnjëherë në pune qendrat e kontrollit teknik te levizshme sipas parashikimeve të Kontratës Koncesionare për të ulur fluksin pranë Qendrave me fluks më të lartë dhe për të shmangur radhët e gjatë të klientëve të saj. Ky fakt i vendos (klientët) përpara kushteve të padrejta të tregtimit nga ana e SGS-së.

 

Konkurrenca ka gjetur shkelje edhe në një deklaratë tip qe lëshon kompania e cila njofton klientet se nuk mban asnjë përgjegjësi për dëmtimet që mund ti shkaktohen automjet gjatë kontrollit teknik. Për këto arsye, autoritet gjykon se kjo kompania ka abuzuar me pozitën dominuese. Por paralelisht me këtë fakt, ai i kërkon qeverisë që të liberalziojë tregun duke i ofruar mundësi klientëve që kolaudimi të kryhet edhe në shërbimet e servisit, ashtu sic funksionon në vende të tjera.

 

 

Autoriteti vendosi Gjobitjen e ndërmarrjes “SGS Automotive Albania” SHPK për shkelje të konkurrencës, në masën 5.69 % të xhiros totale të ndërmarrjes për vitin paraardhës financiar. Brenda 45 ditëve ajo duhet të marrë masat e nevojshme, si vijon: 1. Të zbatojë në mënyrë të menjëhershme detyrimin ligjor për ofrimin e shërbimit cilësor, të kënaqshëm, duke vënë në përdorim Qendrat e kontrollit teknik te lëvizshme në vendet ku ka dhe fluksin me te larte te klieteve.

 

Kontrata koncesionare e kolaudimit automjeteve mbaron në datën 3 shtator 2019, por ajo ka të drejtë kërkojë shtyrje të këtij afti me te drejtë rinegocimi me qeverinë shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *