Subscribe

Gjobitet firma e mirëmbajtjes së rrugës Korçe-Kapshtice. Kjo masë penalizizuese, vjen pas bllokimit prej dy orësh të këtij aksi te dielën pasdite, ku qindra emigrante mbeten në rruge. Lajmi është bërë i ditur nga përgjegjësi i rrugëve në qarkun e Korçës, Gentian Pere, i cili ka preferuar te mos e beje publike masen e gjobes. Pas takimit që Drejtori i Përgjithshëm Dashamir Xhika ka pasur me të gjitha firmat nënkontraktore, këto të fundit reaguan, duke vendosur mjetet borëpastruese si dhe kane shtuar sasinë e kripës. Te martën, situata ne juglindje është normalizuar dhe te gjitha akset përfshi edhe ato rurale, jane te kalueshme. Por ne disa fshatra te thella, ka pasur probleme me furnizimin me energji elektrike.

Në Kukës, prej orëve të mëngjesit ka pasur reshje shiu, çka ka bërë që në qytet të shkrijë një pjesë e dëborës së rënë gjatë natës. Në Rrugën e Kombit qarkullohet pa zinxhirë, sepse edhe dëbora e rënë ka shkrirë. Vështirësi ka pasur në segmentin Kalimash-Morine, ku kanë punuar gjashtë borëpastruese, ndërsa në akset Kukës-Vasije-Draj-Reç kanë punuar katër borëpastruese dhe një fadromë.

E Marta ka sjelle reshje shiu ne qarkun e Dibrës. Ndërkohë ne disa segmente si pasoje e uljes se temperaturave, janë shfaqur ngricat. Gjatë gjithë aksit Skurraj-Burrel, herë pas here ka pasur rënie gurësh në rrugë që krijojnë probleme në qarkullim. Punonjësit e firmave nenkontraktore, punojnë për pastrimin e tyre. Në në rrugën Burrel-Qafe Bualli ka një çedim masiv. Ka gjithashtu reshje bore dhe kalimi në këtë aks rekomandohet të bëhet me zinxhirë. Më problematike mbetet rruga që të çon në Kalanë e Dodës. Nga qershori kur mbaroi kontratën kompania që kishte mirëmbajtjen vitin e kaluar, ende dhe sot, nuk është lidhur kontrata e re. Trashësia e borës e pengon qarkullimin e makinave. Edhe në akset e Pukës dhe Tropojës, ka prezencë akulli, megjithëse jane marrë masat për kriposjen e saj dhe rekomandohet të bëhet kujdes. Në Rrëshen – Tuneli i Thirrës, ka shembje të dherave dhe bllokime të kanaleve anësore, por qarkullimi behet normalisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *