Subscribe

Dhjetra qytetarë të Lezhës janë gjobitur nga uniformat blu pasi nuk kane pasur autorizim per te levizur.

Banuret e quajne te pakuptimte ndeshkimin pasi janë ndaluar gjatë kohës që kanë qene duke blerë ushqime pranë marketeve të lagjes dhe jo duke lëvizur në rrugë.

Uniformat blu nuk kanë kursyer as ata qytetarë që janë të detyruar të shkojnë në punë në këto ditë izolimi.

Por ndersa policia eshte treguar e ashper, të shumtë kanë qenë dhe qytetarët që janë grumbulluar serish këtë të martë pranë filialeve të bankave dhe sporteleve të OSHEE duke mos respektuar distancën nga njëri-tjetri.

Radhë të gjata u regjistruan, në Shkoder, Vlorë, Elbasan, Korçë, Fier e Berat, ndërsa shumë prej banorëve ishin të papajisur me maska dhe doreza pavarësisht rrezikut ngaperhapja e Covid-19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *