Subscribe

49 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti gjatë 24 orëve të fundit.

 

Në të gjithë vendin, janë gjobitur me 10 mijë lekë 397 shtetas, të cilët u konstatuan duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë.

 

Ndërkohë, 2 shtetas janë gjobitur me 200 mijë lekë dhe bllokim mjeti për 3 muaj, pasi nuk kanë zbatuar urdhrin për kufizimin e lëvizjeve në parqe dhe zona të gjelbra të hapura, në zonat urbane apo mjedise të tjera publike të hapura.

 

Në Tiranë janë arrestuar në flagrancë 2 persona, konkretisht: L. R., 31 vjeç, banues në Tiranë, sepse është konstatuar gjatë pasdites së enjtes duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi dhe nën ndikimin e alkoolit; shtetasi M. Ç., 38 vjeç, i cili drejtonte motorin pa lejen përkatëse të drejtimit. Në Korçë është proceduar penalisht 1 shtetas, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

 

Në Berat është gjobitur me masë aministrative 700.000 lekë, shtetasi S. R., 35 vjeç, i cili ishte kthyer para 10 ditësh nga Greqia dhe i ishte komunikuar që të vetëkarantinohej, por është konstatuar jashtë ambienteve të banesës.

 

Ndërkohë, në Durrës është proceduar penalisht shtetasi K. M., 47 vjeç, pasi është konstatuar duke lëvizur gjatë orarit të karantinës dhe ka tentuar të vjedhë në një lokal. Po ashtu, u konstatua edhe 1 lokal i hapur, administrator i së cilës është gjobitur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *