E enjte, 1 Tetor 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Gjobë 500 euro kush hedh dorezat dhe maskat e përdorura në rrugë

Ata qytetarë që hedhin në rrugë dorezat dhe maskat e përdorura rrezikojnë të paguajnë një gjobë deri në 500 euro për këtë gjest.

Reklamë

Ky është urdhri i lëshuar nga kryebashkiakja e Romës, Virginia Raggi. Këto mbeturina, siç kërkohet nga rregulloret, duhet të hidhen në kosha të veçantë.

“Në këto muaj të një urgjence shëndetësore të lidhur me koronavirusin operatorët tanë ekologjikë kanë treguar në mënyrë të përsëritur se duhet të mbledhin doreza dhe maska ​​të përdorura, të hedhura në tokë nga njerëz të pacivilizuar. Një sjellje e turpshme e cila, falë kësaj dispozite, do të sanksionohet ashpër”, tha ajo

Një fenomen i tillë shqetësues është vënë re edhe në Shqipëri.

Vazhdo të lexosh

Reklamë