E shtunë, 7 Nëntor 2026 Lajme Ora 7:00 deri në 07:30 Në vijim ora 07:30: Kartonat e Mengjesit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 10 orë më parë
Video · Vendi

Gjobat për rripin e sigurimit

Ministri i brendshëm Saimir Tahiri u beri thirrje te gjithë përdoruesve te mjeteve të vendosin rripin e sigurimit, pasi siç tha ai në këtë mënyrë shpëton jetë njerëzish. Gjatë inspektimit të një prej postblloqeve në afërsi të mbikalimit të Kamzës, Tahiri tha se shifrat e larta të aksidenteve bënë që problemi të adresohej në themel. Për sa i përket problemeve të trafikut në kryeqytet për shkak të punimeve të Bashkisë,  ministri i brendshëm u shpreh se kjo është situate e përkohshme dhe një kosto e vogël, përballë të mirës së madhe që marrim nga punët publike në Tiranë.

 

Më shumë video

Reklamë