E mërkurë, 7 Tetor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Gjoba e heqje patentash/ Policia ‘zbor’ shoferëve në Durrës-Rrogozhinë dhe Elbasan-Peqin

Drejtoria e Policisë Rrugore ka mbajtur nën vëzhgim për 12 orë makinat që qarkullonin në autostradën Durrës-Rrogozhinë dhe Elbasan – Peqin, me qëllim parandalimnin e shpejtësisë tej normave të lejuara dhe parakalimet e gabuara.

Gjatë 12 orëve kontrollet në këto akse rrugore janë konstatuar shpejtësi që varionin nga 30 deri në 50 km/h., në kulmin e trafikut.

Reklamë

Policia njofton se janë vendosur 75 gjoba për parakalime të gabuara dhe manovra të rrezikshme në rrugë, si dhe janë tërhequr 21 leje drejtimi për shpejtësi mbi normën e lejuar.

“5 masa maksimale me vlerë 30 mijë lekë të reja pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj. 31 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit, 39 për përdorim të celularit, 23 për mos vendosje të kaskës mbrojtëse. Të fluturosh dhe jo të drejtosh mjetin në rrugë më e pakta të çon tek Polici dhe radari dhe në destinacion do shkoni pa patentë, e në rastin më të keq aksidenti ju pret apo me keq akoma patenta shkon në shtëpi pa ju.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë