Subscribe

Gjykata e Posaçme pritet të japë këtë të martë vendimin për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Ky i fundit, gjatë seancës gjyqësore e ka konsideruar të pabazuar ligjërisht arrestimin e tij, ndërsa mohon akuzat.

“Jam përgjuar 24 orë ne ditë dhe e njëjta makine qe thone ishte ne vendngjarje. I njëjti njeri me kapucc qe thone ishte Arseni, nuk u vertetua qe ishte Arsen Rama.

Kërkesa e prokurorisë per 2.6 vite burg, nuk ka asnjë logjikë. Për dy kryetar Bashkie ka kërkuar sherbim prove.

Sa herë të kete zgjedhje rezultati do jetë i njejtë. Himariotët nuk janë budallenj.

Jam besimplotë, nuk e ndjej veten fajtor!

Herët a vonë do gjej drejtësi. Sot duhet ti thoni ju JO presionit të pushtetit. Të tjeret janë kalimtarë dhe besnikë të partise”, tha ai para togave të zeza.

Beleri u akuzua për blerje votash dhe u prangos 48 orë para zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Ai e ka konsideruar si politik arrestimin e tij, ndërsa akuzon trupën gjykuese se i ka rrëzuar pa të drejtë kërkesat e tij për betim në postin e kreut të Bashkisë Himarë.

Pjesë nga biseda:

Beleri: Keni rrëzuar çdo kërkesë, me keni privuar nga e drejta e betimit. Nuk e sollët dëshmitarin e duhur, atq që sollët, e pyetet për rrobat, jo për përgjimet.

Keni kundërshtuar dëshminë e penalitetit. Nga dita e parë deri më sot është një ccështje politike. Keni shkelur parimin e prezumimit të pafajsisë dhe barazinë para ligjit

Erion Çela, gjyqtari relator, ndërhyri duke thënë:

Paraqisni fakte dhe çfarë i shërben këtij procedimi. Në ccdo seancë gjyqësore kapeni me gjyqtarë të veçantë për t’i anatemuat ata. Kërkesat e rrëzuara mund t’i ankimoni.

Fredi Beleri:

Prokurori kërciste stilolapsin në tavolinë.

Më ka bërë presion. SPAK kërkon të më dënojë përsa kohë i duhet Edi Ramës.Sajesa qesharake të pabazuara. Ky hetim tregon si manipulohrt procesi gjyqësor. Këto konkluzione nuk mund të merren parasysh nga trupa e gjykimit.

Dosja nuk ka fakte, ndaj nuk kam kërkuar gjykim të shkurtuar. Të gjitha gjetjet e prokurorisë kundërshtohen nga avokatët e mi. E vërteta do dalë një dite, herët a vonë./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *