E enjte, 8 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

GJKKO shtyn seancën për masakrën e Lushnjës, Laert Haxhiu refuzon takimin me përfaqësues të ambasadës shqiptare

Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën ndaj Laert Haxhiut, për vrasjen e Zamir Latifit e Jurgen Hoxhës, ngjarje e ndodhur në vitin 2017. Laert Haxhiu, i cili aktualisht ndodhet në qeli në shtetin grek, nuk ka pranuar që të marrë dijeni mbi seancën që po zhvillohet, duke refuzuar kontaktin me përfaqësues të ambasadës shqiptare.

 

Reklamë

Ndërkohë, avokati Detar Hysi ka refuzuar të vijojë mbrojtjen me pretendimin se është zgjedhur nga familja e Haxhiut, ndërsa tanimë ky i fundit e ka një adresë dhe nuk mund ta mbrojë pa pasur aprovimin e tij.

 

Reklamë

Ky pretendim është hedhur poshtë nga togat e zeza, duke theksuar se Haxhiu refuzon të marrë dijeni mbi procesin gjyqësor që po zhvillohet.

 

Seanca e radhës pritet të mbahet më 19 tetor ora 14:30.

Vazhdo të lexosh

Reklamë