Prokuroria e Posaçme ka ankimuar në apel vendimin për të mos hapur hetimet për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu në lidhje me tragjedinë e Gërdecit.

 

Para pak ditësh GJKKO rrëzoi kërkesën e SPAK, e cila kërkoi rihapje të hetimeve kundër Mediun për çështjen e shpërthimit të Gërdecit me pretendim se vepra është parashkruar.

 

SPAK i kërkon Apelit të pranojë kërkesën për gjykimin e ish-ministrit.

 

Ndërkohë në arsyetimin e Shkallës së Parë, prokuroria ka pasur të gjitha mundësitë që ta hetonte lirisht Fatmir Mediun pasi ai që prej vitit 2012 nuk ka pasur imunitet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *