GJKKO pushoi padinë e Metës/ Dvorani: Ka mbaruar koha e gjyqeve publike!
Presidenti Ilir Meta ka humbur betejën ligjore me ish-kryetarin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.
Gjykata e Posaçme kundër krimit dhe korrupsionit vendosi të pushojë çështjen lidhur me padinë e bërë nga kreu i shtetit ndaj Dvoranit. Ishte vete SPAK që kërkoi mbylljen e hetimeve me argumentin se pretendimet e Metws nuk qëndronin.
Ardian Dvorani, i cili tashmë mban pozicionin e gjyqtarit në apelin e Gjykatës Administrative në Tiranë, thotë se përplasja institucionale nuk ka ekzistuar, pasi ai ka bërë vetëm detyrën.
ARDIAN DVORANI
ISH-KRYETAR I KED
Të presim vendimin e argumentuar të Gjykatës së Posaçme. Unë s’kam përplasje me asnjë institucion. Unë thjesht bëj detyrën, jam gjyqtar. Kush mendon se ka përplasje e ka me veten, unë s’kam më askënd. Është e drejtë e z. Meta të kenë mendimin e tij. Janë institucionet ato që vendosin përfundimisht. Koha e gjyqeve publike ka marrë, çështjet nuk vendosen në media por këtu”
Pushim çështjeje gjykata e Posaçme vendosi edhe për kallëzimin që Ilir Meta bëri ndaj ish-ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj.
Të dyja këto vendime u kundërshtuan nga përfaqësuesi ligjor i Presidencës, Bledar Dervishaj, i cili paralajmëroi ankimim në Apel.
BLEDAR DERVISHAJ
PERFAQESUES LIGJOR I PRESIDENCES
“Deri më tani Presidenti i Republikës ka respektuar sekretin e Prokurorisë. Kërkesa për pushimin e kësaj çështje jemi njoftuar në fillim të nëntorit. GJKKO vendosi pushimin, por ne kërkuam mosakordim. Gjykata na njoftoi se vendimi i zbardhur do të bëhet me dije dhe tani presim çdo të ndodhë. Unë di ta ruaj sekretin. Janë parashtruar të gjitha argumentet. Cilat nga aktet që Presidenti ka dorëzuar në prokurori nuk është publike? Të gjitha janë transparente. Do e ankimojmë vendimin.
Në shkurt të vitit të kaluar, Meta kallëzoi Dvoranin për shpërdorim detyre dhe përvetësim kompetencash, në procedurat e zgjedhjes se anëtarëve të gjykatës Kushtetuese.




