Subscribe

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë “live” në një bashkëbisedim me të rinjtë demokratë, teksa GJKKO pritet të japë vendimin ndaj tij.

Berisha nuk është ndalur te vendimi që gjykata pritet të marrë ndaj tij dhe është duke folur për largimin e të rinjve nga vendi dhe problemet me të cilat ata përballen në Shqipëri.

Lexo edhe :

Related Posts

“Shqipëria po shndërrohet në një shkretërirë, po shkretohet. Asnjë luftë nuk ka larguar të rinjtë nga vendi tyre sa janë larguar këto 10 vite. Shpeshherë ju ndodh në mënyrë absurde t’ju fajsojnë apoo vetëfajësoheni, kjo sepse qeveria ka ushqyer një frymë shfuqizuese ndaj jush, ndaj dhe i mëshon me propagandën e saj “janë çuna dhe vajza kafenesh”, “ janë zdromsa”, “ janë dembela”, në një kohë kur kapacitetet tuaja intelektuale janë të klasit të parë”, tha Berisha.

“Rikujtoni pak Edi Ramën, ministrat e tij, ndonëse mund të kenë një ministri për rininë, nuk e përmendin kurrë fjalën rini. Nuk ekziston, nuk ekziston për ta fjala rini, ekziston vetëm kur i duhen, për të mbushur sheshet në koncerte për qëllime elektorale, por për asgjë tjetër. Sepse për Edi Ramën interesi absolut është që të rinjtë të cilët nuk pajtohen, nuk mund të pajtohen me një qeverisje të tillë, me pasoja të tilla, e dinë që ata nuk e duan, prandaj edhe për të ata duhet të largohen nga Shqipëria. Në qoftë se ju dhe çdo i ri sot shtron pyetjen me të drejtë përse nuk mund t’ia dalim në këtë vend, edhe pse në çdo vend tjetër ku mund të shkoni, nuk do mund të gjeni një copë tokë 28 mijë km katrorë me potenciale më të jashtëzakonshme sesa këtu. Jetohet midis gjithë këtyre pasurieve e megjithatë Shqipëria nuk jep shansin që ju ta ndërtoni këtu ëndrrën tuaj. Përse kjo? Shqipëria pra, nuk është një vend i mallkuar, Shqipëria dhe shqiptarët janë një vend i tradhtuar, i tradhtuar në themelet e të drejtave e lirive të tyre, i tradhtuar në ato parime pa të cilat vendi nuk është më i yti, pa të cilat ti detyrohesh të kërkosh një strehë tjetër dhe kjo ndodh sot”, shtoi ai.

Kujtojmë se GJKKO pritet të vendosë sot nëse do të pranojë kërkesën e SPAK për ta lënë Berishën në arrest shtëpie, pasi ai nuk reespektoi masën e detyrimit të paraqitjes. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *