E enjte, 1 Tetor 2026 Përrallë në Ishull deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

GJKKO merr vendimin për Berishën, Rama reagon nga konferenca e fundvitit

Në konferencën e fundvitit, kreu i qeverisë Edi Rama i është përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse nëse e kishte e parë në ëndrrat e tij këtë fund të ish-kryeministrit, Sali Berisha.

“Për non-gratën nuk kam asnjë koment. Nuk merrem me dikë që është shpallur non-grata nga SHBA. E kam thënë që në krye të herës. Ëndrrat e mia janë më të mëdha se të lidhur me persona të caktuar. Nuk shoh ëndërr se si dënohen njerëz.”, tha ai.

Reklamë

Por Rama reagoi në lidhje me masën e re të sigurisë ndaj Sali Berishës, atë të arrestit shtëpiak.

“Kurrë nuk është fitore e një partie arrestimi i dikujt të cilido parti. Partitë fitojnë zgjedhje për të çuar përpara vendin dhe partitë nuk janë organizata luftarake që funksionojnë për të eliminuar kundërshtarët kështu që nuk e shoh absolutisht këtë si një fitore të PS-së apo si një fitore të Erionit apo Taulantit që kanë bërë me këmbëngulje që ta bëjnë me pasion detyrën e tyre.

Kjo është diçka që nuk ka lidhje fare me dëshirën, objektivin, nevojën për të parë si fitore faktin që cilido qoftë vihet nën trysninë dhe pastaj nën masat e drejtësisë. Ashtu sikundër, nuk do ketë drejtësi në Shqipëri deri kur të gjykohet 21 janari dhe pa u vënë para drejtësisë vrasësit dhe urdhëruesit e tyre, drejtësia do të jetë e gjymtuar moralisht dhe patjetër e pamjaftueshme sa i përket fuqisë së saj”, tha midis të tjerash.

Kryeministri u pyet edhe për kaosin në Parlament. “Sa i përket jetës parlamentare, në këtë rast nuk është pala jonë që kërkon ndonjë gjë. Është pala tjetër në konfuzion total dhe është në një betejë kundër drejtësisë. kur them pala tjetër është një federatë palësh që bashkon ndahet, është pjesë e konfuzionit dhe nuk e di se si do të zhvillohet më tutje ngjarja në atë. Për mua nuk ka asnjë surprizë, është në një proces shpërbërje që nuk kthehet mbrapa duke bërë ngjitje artificiale copash që nuk i lidh asgjë tjetër veç interesi për karrige”, theksoi ai.

/vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë